Ndodh për herë të parë dhe kjo falë skuadrës italiane të Atalanta, që ia doli të kalonte fazën e grupeve në Champions. Skuadra e Berat Djimsitit vendosi një rekord, pasi e arriti një sukses të tillë pasi kishte pësuar tre humbje.
Asnjë ekip nuk ia kishte dalë më parë ta kalonte grupin në këtë mënyrë. Atalanta, sikurse edhe Valencia që befasoi holandezët e Ajax, bëri që në 16 skuadrat që siguruan kalimin e fazës së grupeve të ketë vetëm ekipe nga pesë kampionatet më të forta.
Anglia dhe Spanja përfaqësohen nga katër ekipe: Manchester City, Liverpool, Tottenham dhe Chelsea siguruan kualifikimin, sikurse bënë edhe spanjollët e Barcelona, Real Madrid, Atletico Madrid dhe Valencia.
Bayern Munich, Borusia Dortmund dhe RB Leipzig janë klubet gjermane mes 16 më të mirave në Champions. Edhe Italia përfaqësohet nga po kaq klube, pasi janë kualifikuar Atalanta, Juventus dhe Napoli.
Francezët e PSG dhe Lyon plotësojnë listën e klubeve që kaluan grupet në CHampions, duke kompletuar skuadra e “TOP 5” ligave që presin shortin e të hënës për të mësuar rivalët në raundin tjetër. /abcnews.al
The #UCL last 16 is confirmed!
?? PSG
?? Real Madrid
?? Bayern Munich
??????? Spurs
??????? Man City
?? Atalanta
?? Juventus
?? Atletico Madrid
??????? Liverpool
?? Napoli
?? Barcelona
?? Borussia Dortmund
?? RB Leipzig
?? Lyon
?? Valencia
??????? Chelsea pic.twitter.com/oObvp9tQlb— GOAL (@goal) December 11, 2019