Champions League: Datat dhe oraret, mësohet rrugëtimi

schedule14:40 - 16 Dhjetor, 2019

schedule14:40 - 16 Dhjetor, 2019

Champions League është rikthyer në skenë, por jo në fushën e blertë. Sot në Nyon të Zvicrës u hodh shorti dhe u mësuan çiftet e fazës së 1/16-ve. Veç kësaj, janë mësuar edhe datat e zhvillimeve të ndeshjeve, që nisin të gjitha prej orës 21:00.

Më 18 shkurt zhvillohen dy takimet e para dhe janë me të vërtetë spektakolare. Dortmund-PSG dhe Atletico-Liverpool do marrin vëmendjen e sportdashësve, për t’u lënë më pas radhën takimeve të tjera. Më 19 shkurt luhen dy takimet e tjera, për të vijuar me sfida që zhvillohen më 25 dhe 26 shkurt, që janë të gjitha për t’u parë.

CHAMPIONS LEAGUE – TAKIMET E PARA
18 shkurt 2020: Dortmund – Paris Saint Germain dhe Atletico Madrid- Liverpool
19 shkurt 2020: Atalanta-Valencia dhe Tottenham Hotspurs- RB Leipzig

25 shkurt 2020: Chelsea-Bayern Munchen dhe Napoli v Barcelona
26 shkurt 2020: Real Madrid-Manchester City dhe Lyon-Juventus

CHAMPIONS LEAGUE – TAKIMET E KTHIMIT
10 Mars 2020: Valencia-Atalanta dhe RB Leipzig-Tottenham Hotspur
11 Mars 2020: Paris Saint Germain-Dortmund dhe Liverpool-Atletico Madrid

17 Mars 2020: Manchester City-Real Madrid dhe Juventus-Lyon
18 Mars: Bayern Munchen- Chelsea dhe Barcelona-Napoli

/abcnews.al