Janë mbyllur pjesët e para të dy sfidave të Champions League. Në duelin mes Atletico Madrid dhe Manchester United, pjesa e parë ka përfunduar me avantazhin e skuadrës madrilene .
Vetëm 7 minuta lojë i kanë mjaftuar skuadrës spanjolle, me Joao Felix që gjen golin e parë të tij personal në këtë komepticion, ndërsa shënon një gol spektakolar me kokë pas asistimit të marrë nga Lodit.
Një pjesë e parë e luajtur mirë nga skuadra e Simeone e cila mban nën kontroll lojën, me “djajtë e kuq” të manchesterit që nuk arrijnë të dalin në lojën e tyre.
Pjesa e parë e sfidës tjetër të këtij kompeticioni mes Benficas dhe Ajax është mbyllur me shifrat 2-1.
Skuadra e Ajax do të shënonte në minutën e 18 me anë të Tadic, ndërsa vetëm pak minuta më von ëpërsëri lojtarët e skuadrës holandeze do të gjenin rrugën e rrjetës, por këtë herë duke e dërguar topin në portën e tyre. Nga një autogol i skuadrës mike do të barazohej rezultati 1-1 me skuadrën vendase që ia falet autogolit të Haller 26’.
Përsëri 3 minuta më vonë do të jetë përsëri Haller ai i cili do të rikthente skuadrën e tij në avantazh, teksa arrin të gjej portën e kundërshtarëve këtë herë për të çuar rezultatin në 2-1. /f.a/abcnews.al