Challandes vijon betejën me COVID, Kosova “merkato” te Ballkani

schedule17:39 - 17 Nëntor, 2020

schedule 17:39 - 17 Nëntor, 2020

Kosova luan nesër kundër Moldavisë dhe do kërkojë ta mbyllë me fitore rrugëtimin në Nations League. Dardanët nuk do të kenë në stol sërish trajnerin Bernard Challandes, i cili në testin e bërë dje ka dalë pozitive COVID-19 sërish.

Nga infermieria ka një lajm të mirë, pasi Bersant Celina është rikuperuar dhe do të jetë gati për ndeshjen. Gjithashtu kanë shlyer pezullimit Herolind Shala dhe Benjamin Kololli. Stafi teknik për ndeshjen me Moldavinë ka ftuar edhe një tjetër lojtar, mbrojtësin e Ballkanit, Armend Thaqi.

NJOFTIMI – “Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes do t’i mungojë ekipit edhe në ndeshjen e nesërme kundër Moldavisë. Në fakt, edhe në rezultatet e sotme në testin për Covid-19 përzgjedhësi Challandes ka dalë pozitiv.

Kësisoj,  ekipin përfaqësues në ndeshjen kundër moldavëve do ta drejtojë ndihmësi i parë, Muharrem Sahiti. Fatmirësisht, gjendja shëndetësore e përzgjedhësit Challandes është shumë e mirë dhe vazhdon të jetë pa simptoma.

Ndërkohë, për ndeshjen kundër Moldavisë është ftuar edhe mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi. Ai tashmë i është bashkuar ekipit dhe do të jetë në dispozicion të trajnerëve për stërvitjen e sotme dhe për ndeshjen që zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:45”, njofton FFK. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!