“Çfarë tipi paske qenë!”, pezullohet me dy ndeshje Roland Koeman

schedule15:14 - 30 Prill, 2021

schedule 15:14 - 30 Prill, 2021

Barcelona humbi një shans të artë për t’u ngjitur në krye të kampionatit. Skuadra katalanase u mposht 1-2 në “Camp Nou” nga Granada mbrëmjen e kaluar, rezultat që i befasoi të gjithë, edhe prej faktit që vendasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh falë golit të Leo Messit.

Roland Koeman u ndëshkua me karton të kuq në mesin e pjesës së dytë pas një debati me arbitrin e katërt. Holandezi u shfaq i habitur në prononcimin e dhënë pasi ndeshja përfundoi, duke insistuar në faktin që nuk i tha asgjë negative arbitrit.

Çfarë tipi paske qenë“, mësohet t’i jetë drejtuar trajneri arbitrit, fjalë për të cilat është pezulluar me dy ndeshje, duke mos pasur mundësinë të drejtojë nga stoli skuadrën në takimet me Valencian dhe Atletico Madrid.

ÇFARË THA KOEMAN: ” Nuk e kuptoj aspak atë vendim. Unë nuk thashë asgjë, nuk e sulmova atë. Fola me gjyqtarin e katërt dhe ai tregoi mungesë respekti ndaj meje. Nuk isha aspak gabim. Arbitri ka shënuar në raport se nuk kam respektuar arbitrin e katërt.

Nuk është ashtu. Mungesa e respektit është fyese. Unë nuk kam përdorur fjalë fyese. Nëse ata vendosin në raport gjëra që nuk i themi, atëherë do të duhet të bëj diçka. Nuk e kuptoj fare këtë situatë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!