Aktori turk, Berk Atan, është shumë i njohur edhe në Shqipëri me disa role kryesore ne seriale mjaft të suksesshëm.
Së fundmi, ai ka folur foli për karrierën e tij, sukseset që ka arritur deri më tani e shumë të tjera.
Sakaq, i ftuar në emisionin shqiptar “Qejfi më i madh se Stambolli”, Berk nuk harroi të përmendte dhe origjinën e familjes së tij boshnjake. Aktori tregoi se karrierën e tij në kinematografi e ka nisur në vitin 2013-të, por kulmin e famës e arriti me rolin në serialin “Vajzat e diellit”.
Gjithashtu, në fund të emisionit, Berk i surprizoi të gjithë. Aktori i famshëm përshëndeti të gjithë fansat në gjuhën shqipe.
“Të dua, Kosovë”, u shpreh ai në shqip, duke ju dhënë kështu një mesazh të bukur gjithë fansave të tij shqiptarë. l.k/abcnews.al