Çfarë shkruajnë mediat britanike për vdekjen e Princit Philip

schedule14:31 - 9 Prill, 2021

schedule 14:31 - 9 Prill, 2021

Princi britanik Philip ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në moshën 99-vjeçare.Burri i Mbretëreshës Elizabeth vdiq në Kështjellën Windsor. Lajmi i hidhur u dha nga Pallati Buckingham.

Duka i Edinburgut ishte anëtari më jetëgjatë i familjes mbretërore Britanike.

LEXO EDHE:Nga varrimi deri te zia kombëtare, çfarë parashikon protokolli pas vdekjes së Philip

Natyrisht, ngjarja është lajmi i parë në të gjitha mediat britanike. Më poshtë do të gjeni si e kanë pasqyruar mediat kryesore në Angli “lamtumirën” ndaj Dukës së Edinburgut.

The Times shkruan: “Princi Philip ka vdekur në moshën 99-vjeçare. Anëtari me jetë më të gjatë i familjes mbretërore britanike ka ndërruar jetë pasi shërbeu në monarki për 70 vjet”.

Guardian raporton: “Princi Philip, Duka i Edinburgut, ka vdekur në moshën 99 vjeç”.

BBC e publikoi lajmin duke shkruar: “Princi Philip ka vdekur në moshën 99 vjeç, njoftoi Buckingham”.

Edhe Daily Mail raporton: “Princi Philip ka vdekur në moshën 99 vjeçare: Duka i Edinburgut ka ndërruar jetë në Pallatin Windsor, tre javë pasi doli nga spitali”.l.k/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!