Çfarë pret PD nga raporti i OSBE/ODHIR?

schedule22:03 - 30 Qershor, 2019

schedule 22:03 - 30 Qershor, 2019

“Ne shpresojmë dhe jemi të bindur deri në një farë mase që ata do të thonë të vërtetën”. Ishte kjo deklarata e sekretarit për çështjet zgjedhore në Partinë Demokratike Ivi Kaso.

Ai ishte i ftuar në studion e ABC News mbrëmjen e kësaj të diele ku u pyet nga gazetarja Juli Xhokaxhi se çfarë pret PD nga raporti përfundimtar i OSBE/ODHIR në lidhje me zgjedhjet. Kaso tha se pas provave që opozita ka dërguar pret që ODHIR të thotë të vërtetën dhe raporti të jetë realist.

Juli Xhokaxhi: Të gjithë këtë dosje që e keni përpiluar thoni që po ja përcillni institucioneve, organizmave ndërkombëtarë, përfshirë OSBE/ODHIR-in. Çfarë pret PD nga raporti i OSBE/ODHIR? Çfarë shpresoni në fakt?

Ivi Kaso: Ne shpresojmë dhe jemi të bindur deri në një farë mase që ata do të thonë të vërtetën. Kaq kërkojmë dhe kaq shpresojmë. Realiteti sot është që
Edi Rama dhe zgjedhjet e tij moniste, zgjedhjet e tij farsë në një datë joligjore u refuzuan nga më shumë 85% e shqiptarëve. Ne sot kemi prova që Edi Rama as në shtëpinë e vet, me votuesit e vet, komisionerët e vet nuk organizon dot zgjedhje se edhe ato kërkon t’i manipulojë. Ne presim që raporti i organizmave ndërkombëtarë  duam që raporti i vëzhguesve ndërkombëtarë, ai më seriozi në të cilin organizmat e tjera ndërkombëtare mbështeten për të shprehur gjykimin e tyre për zgjedhjet të jetë realist dhe të thonë atë që kanë parë dhe ato që ne u kemi përcjellë në mënyrë të faktuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!