VIDEO/ Çfarë po ndodh? “Shqiponjat” mësyjnë Elbasanin

schedule18:28 - 22 Maj, 2022

schedule 18:28 - 22 Maj, 2022

Forcat Shqiponja po zhvillojnë kontrolle të shtuara në qytetin e Elbasanit, nisur nga ngjarjet e ndodhura ditët e fundit.

Në vëmendje të policisë janë automjetet e shtrenjta në hyrje dhe dalje të qytetit.

Postoblloku, i vendosur në hyrje të Elbasanit pranë rreth-rrotullimit të Luleve bën kontrolle fizike të mjeteve dhe dokumentacionit.

Tre ditë më parë (19 maj) u finalizua operacioni policor “Plumbi i Artë.”

Operacioni i ndërmarrë nga SPAK goditi 8 grupe kriminale në Elbasan, Durrës dhe në Tiranë. Operacioni në fjalë ka ardhur menjëherë pas arrestimit të shumë të kërkuarit Nuredin Dumani, i cili u kap gjatë operacionit policor të koduar “Arratia” në Fier.

Dumani thuhet se është njeriu “kyç” për SPAK që ka çuar në hedhjen dritë në shumë ngjarje kriminale të ndodhura në vendin tonë. Mbi Nuredin Dumanin rëndojnë akuza të shumta, ku një prej tyre është edhe ajo e vrasësit me pagesë.

Dyshohet se Dumani kontaktohej nga grupe kriminale dhe kundrejt shumave të mëdha parash kryente eliminimet fizike të kundërshtarëve. Pikërisht një atentat të tillë ai do e kryente më 29 mars në Elbasan. Por diçka nuk shkoi sipas planit dhe ai ra në pritë duke mbetur edhe vetë i plagosur.

Në këtë ngjarje u përfol se Dumani ra në pritën e ish mikut të tij të ngushtë Talo Çela megjithatë kjo nuk u konfirmua kurrë zyrtarisht. Pas kësaj ngjarje, Dumani arriti të shkonte deri në Fier, por më pas iu vunë prangat bashkë me Henrik Hoxhajn, emër ky po ashtu i përfshirë në disa ngjarje kriminale.

Të dy këta personazhe të botës së krimit duket se janë “asi nën mëngë” i SPAK./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!