Çfarë po ndodh në Tiranë? Huliganët dhunojnë kryeqytetin shqiptar, terrorizojnë qytetarët

schedule22:48 - 24 Maj, 2022

schedule 22:48 - 24 Maj, 2022

Dita e martë dhe e mërkura kur edhe do të luhet sfida mes Feyenoord dhe Romës në Tiranë për finalen e Conferenca League, duhet të ishin ditë feste për kryeqytetin e Shqipërisë, por mesa duket huliganët holandezë po kthejnë përmbys gjithçka.

Ka nisur me një incident në qendër të Tiranës ku disa tifozë holandezë dhe italianë kanë rrahur një qytetar shqiptar duke e çuar në spital për shkak të plagëve të shumta që kishte marrë.

Ndërkohë që mbrëmja ka qenë mjaft e rënduar në të gjithë kryeqytetin duke nisur nga rruga “Mustafa Matohiti” dhe në çdo cep tjetër të Tiranës ka patur përplasje të forta mes policisë dhe huli8ganëve holandezë, ku ka patur edhe efektivë të lënduar, si dhe tifozë të arrestuar.

Dhunë, alkool, makina të dëmtuar dhe terror tek qytetarët shqiptarë, kjo ka qenë ajo çka kanë sjellë me vete Holandezët në Shqipëri.

Në videot dhe raportimet e bëra në çdo minutë nga Abcnews.al, shihet qartë se huliganë të alkoolizuar po ushtrojnë terror në çdo rrugë ku kalojnë, duke bërë që Tirana veç halleve të përditshme dhe pasigurisë që e karakterizon çdo ditë kryeqytetin tonë, të bartë edhe shfryrjen e inatit dhe frustrimet e huliganëve holandezë dhe të atyre romanë.

/T.H/Abcnews.al/