Çfarë po ndodh në Serbi, pse gjithë ky tension? Arifaj: Asgjë, Vuçiç po aktron

schedule17:53 - 7 Tetor, 2022

schedule 17:53 - 7 Tetor, 2022

Analisti nga Kosova Ardian Arifaj, i ftuar në studion e “Ballkan” në Abc të gazetares Linda Karadaku, ka komentuar deklarata e bëra nga Presidenti Serb, Aleksandar Vuçic, i cili pritet të dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat ditën e shtunë.

I pyetur nga gazetarja Karadaku se çfarë është gjithë ky tension në Serbi, Arifaj tha se nuk po ndodh asgjë, thjeshtë Vuçiç është një aktor shumë i mirë dramatik.

Ndërkohë Arifaj shtoi se Serbia është shteti më i përkëdhelur nga BE në gjithë Ballkanin Perëndimor.

Pjesë nga biseda:

Karadaku: Ka një tension në rritje tek udhëheqësit serbë në Beograd, çfarë po ndodh?

Arifaj: Vuçic është një mjeshtër i aktrimit, di të bëjë veten viktimë në çdo situatë, prandaj ky dramacitet nuk duhet marrë seriozisht. Serbia nuk është në tension aq të madh, është një nga shtete më të përkëdhelura në Ballkanin perëndimor.

Karadaku: Pse përkëdhelet Serbia?

Arifaj: Ka shumë liderë në Europë se mënyra për të kthyer Serbinë drejt perëndimit është përkëdhelja, kjo është ajo na tregon përvoja e deritanishme. Nuk duhet të presim një dramë të madhe as nesër as ditët në vijim.

Karadaku: Çfarë mund të presim nesër?

Arifaj: Ai e paralajmëron me shumë bujë, por nuk do të ketë ndonjë vendim që do të ketë jehonë pozitive në të gjithë rajonin. Nuk kemi arsye të presim ndonjë vendim që do të ketë impakt pozitiv për Kosovën apo rajonin.

/Abcnews.al/