Çfarë po ndodh në Jug, RENEA blindon Sarandën dhe Vlorën

schedule22:56 / 22/01/2020

Forcat e Policisë kanë blinduar këtë mbrëmje jugun e vendit.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se forca policore të FNSH dhe ato të Sarandes janë në kontroll për persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, edhe për personat si përdorues dhe trafikantë të lëndëve narkotike.

Po ashtu RENEA ka ushtruar kontrolle edhe në Vlorë. Mësohet se pika kontrolli janë ngritur në akset kryesore, hyrëse dhe dalëse të qytetit.

Sakaq, prej dy ditësh RENEA dhe policia e Vlorës janë përqendruar ne aksion, kontrolle në automjete dhe lagje të qytetit. Kontrolle edhe ne fshatra. Gjate mëngjesit të sotëm kontrollet kanë qenë në Selenicë, ndërsa kontrolle një ditë më parë ka patur edhe në fshatra të tjerë./abcnews.al

schedule22:56 / 22/01/2020