Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Çfarë po ndodh mes Meghan Markle dhe motrës së saj në gjykatë

schedule10:21 - 2 Prill, 2023

schedule 10:21 - 2 Prill, 2023

Meghan Markle ka çdo arsye për të festuar pasi u zbulua se një gjykatë amerikane ka pushuar një çështje të ngritur kundër saj nga gjysmë motra e saj, Samantha Markle.

Vajza e Thomas Markle, Samantha, akuzoi Dukeshën e Sussex për përhapjen e “gënjeshtrave të vërtetuara dhe dashakeqe” në një “audiencë globale” pas intervistës së Harry dhe Meghan me Oprah Winfrey në 2021.

Sipas agjencisë së lajmeve PA, e cila kishte akses në dokumentet e gjykatës, një gjykatës në Florida hodhi poshtë padinë.



Gjykatësi tha se Meghan Markle shprehu “një opinion për fëmijërinë e saj dhe marrëdhënien e saj me gjysmëvëllain e saj” dhe deklarata e saj “nuk mund të provohej e rreme”.

Gjykatësi i qarkut në SHBA tha: “Siç do ta kuptonte një dëgjues i arsyeshëm, e pandehura thjesht po shpreh një mendim për fëmijërinë e saj dhe marrëdhënien e saj me gjysmëvëllezërit e saj. Kështu, gjykata konstaton se deklarata e të paditurës nuk është objektivisht e verifikueshme ose nuk i nënshtrohet provës empirike … paditësi nuk mund të përgënjeshtroj në mënyrë të arsyeshme mendimin e të paditurës për fëmijërinë e saj”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!