Frika nga përhapja e koronavirusit nëpër botë ka bërë që njerëzit të kenë panik dhe të ndjejnë frikën në çdo hap që ata bëjnë, dhe kjo gjë tregohet edhe nëpërmjet një video të publikuar në internet.
Aty shihet pasagjeri brenda një treni që po kritikon një grua e cila kollitej vazhdimisht para tij, gjatë udhëtimit për në Sydney të Australisë shkruan Daily Mail
Gruaja në video shihet duke u kollitur dhe në një moment burri humb durimin dhe i kërkon që ta vendosi dorën në fytyrë apo ta mbulojë.
Videoja është filmuar nga gazetari i ABC, Andy Park, i cili po udhëtonte me tren në Sydney.
“Nuk e hapa gojën kur u kollita, kam mbyllur gojën”, thotë gruaja duke u munduar të arsyetohet.
Megjithatë burri që e kishte përballë nuk i besoi versionit të saj, madje e akuzoi se po kollitej para fytyrës së tij me qëllim.
Gruaja e pranoi që po kollitej para tij por tha se nuk ishte e infektuar./abcnews.al