Para pak javësh, rikthimi në Tiranë i këngëtares së njohur, Elhaida Dani, bëri bujë në mediat rozë.
Suksesi në Itali me musical “Notre Dame de Paris” në rolin e Esmeraldës dhe një projekt i ri muzikor, për të cilin ajo dha shumë pak detaje, ishin thelbi i ftesave për intervista në televizionet shqiptare.
Ndonëse Elhaida paralajmëroi disa projekte të reja, diçka e papritur ka rënë në sy të ndjekësve.
Prej pak ditë që këngëtarja ka fshirë gjithçka nga profili i saj në Instagram. Asnjë foto, asnjë video, përveç fotos së profilit ku shkruan: “The best is yet to come” (Më e mira ende s’ka ardhur).
Fansat e saj të shumtë nuk dinë si ta interpretojnë këtë veprim të sajin dhe nuk dihet se çfarë e ka shtyrë të fshijë çdo “gjurmë” nga rrjeti social më i ndjekur. Megjithatë, fansat do mund ta shijojnë shumë shpejt zërin e saj, madje edhe live, duke qenë se Elhaida Dani do të hapë koncertin e këngëtarit Ermal Meta, që do të mbahet në “Air Albania” në 17 shtator./abcnews.al