Johnny Depp do të ketë një rol “udhëheqës” në sfilatën e re të organizuar nga Rihanna për markën e saj, “Fenty”. Ndërkohë që ylli i muzikës po përgatit detajet e fundit për “Savage X Fenty vol 4”, mediat e huaja raportojnë se aktori hollivudian do të jetë një nga pikat kryesore të shfaqjes së modës.
Ai do të jetë një nga të ftuarit dhe ndonëse nuk do të marrë pjesë në pasarelë, do të lërë “vulën” e tij në shfaqje. Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera rreth rolit që do të ketë aktori hollivudian, por publiku po e pret me padurim paraqitjen e tij, pasi askush nuk e kishte parashikuar.
Johnny Depp to Appear in Rihanna’s ‘Savage X Fenty Vol. 4’ Show on Prime Video https://t.co/7wgURIRZwN
— Variety (@Variety) November 3, 2022
Ai do të jetë krah modeleve Cara Delevingne dhe Irina Shayk, aktorëve Taraji P. Henson, Sheryl Lee Ralph, Winston Duke dhe Marsai Martin dhe këngëtarëve Anitta dhe Burna Boy. Rihanna po “rrezikon” duke e ftuar në shfaqje, pas betejës ligjore me Amber Heard por kjo duket se nuk e shqetëson.
/abcnews.al