“Edi Rama dosja 339 është makthi yt. Ti e di se çfarë përmban, uroj ta dish se çfarë përmban dosja 184, drejtësisë do t’i zgjidhen duart, politikanët para drejtësisë dhe shqiptarët do kenë zgjedhje të lira e të ndershme”.
Ishte kjo deklarata e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili këtë të hënë tha se ka një dosje tjetër e cila përmban informacione për zgjedhjet në Dibër. Ndërkohë Ish-deputeti i PD-së, i ftuar në emisionin “Byro Politike” në ABC News u pyet se çfarë përmbante kjo dosje.
Ai nuk dha shumë detaje, por u shpreh se është një tjetër dosje me përgjime, e cila komprometon politikën dhe qeverinë.
Juli Xhokaxhi: Çfarë është Dosja 184?
Ervin Salianji: Padiskutim një dosje tjetër ku faktohet qartazi shit-blerja e votës. Do të kemi kohë dhe do ta diskutojmë.
Juli Xhokaxhi: Dosje me çfarë? Me përgjime?
Ervin Salianji: Pa diskutim!
Juli Xhokaxhi: Na jep disa detaje?
Ervin Salianji: Do vijë momenti. Sot po diskutojmë për protestën e nesërme në orën 9 e 30 para Kuvendit.
Juli Xhokaxhi: 184-a çfarë përmban?
Ervin Salianji: Dosje e cila kompromenton rëndë politikën dhe qeverinë.
Juli Xhokaxhi: Përgjime?
Ervin Salianji: Pa diskutim!
/abcnews.al