Ka përfunduar këqyrja e kamerave të sigurisë, të cilat mund të hidhnin dritë mbi zhdukjen e arkave nga kontejneri që u hap në sheshin e kontejnereve në Portin e Durrësit.
49 arkat me banane nga kontejneri që dyshohet se ishin të mbushura me kokaine. Policia arrestoi 20 persona për këtë incident të ndodhur në sheshin e kontejnereve në Durrës, ku kontejneri i ardhur nga ekuadori ishte hapur dhe nuk kishte plumbçe.
Por për të shkuar te përgjegjësit do të jetë shumë e veshtirë, pasi kontejneri u cili u hap dhe u morën 49 arka përpara se të kalonte në skaner ishte vendosur në një zone që nuk shquhej nga kamerat e sigurisë. /abcnews.al