Çfarë ndodh pasi Kuvendi i heq imunitetin? Gazetari i ABC News tregon rrugën ligjore: Pika e nenit 230 që mund ta çojë Berishën në burg

schedule20:59 - 19 Dhjetor, 2023

schedule 20:59 - 19 Dhjetor, 2023

TIRANË- Gazetari i kronikës në ABC News, Ermal Vija, në një lidhje direkte me “Real Story”  tha se deri tani të gjitha procedurat që janë ndjekur ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha kanë qenë në përputhje me rregullat dhe normat ligjore, dhe në këto kushte ai thotë se nuk ka shkelje.

Sipas gazetarit, të gjitha kërkesat e prokurorisë janë miratuar nga gjykata dhe kjo tregon se proceduralit, organi i akuzës ka ndjekur parimet e drejta për peronin nën hetim, në këtë rast për Sali Berishën.

“Në fakt sa i takon gjithë rrugëtimit të gjitha kërkesat e prokurorisë kanë marrë miratimin e gjykatës. Në këndvështrimin tim, kërkesat të cilat që marrin miratim gjykatës, i kanë kaluar këtë shkallë. Nuk ka pasur shkelje në këndvështrim tim pasi Berishës dhe avokatëve mbrojtëse u janë dhënë të gjitha mundësitë që ai të kishte një mbrojtëse ligjore konform rregullave ligjore. Në të gjithë këtë rrugëtim të prokurorisë dhe gjykatës ka pasur një proces të rregullt ligjor”, tha ai.

Por çfarë rrezikon Sali Berisha në rast se Parlamenti voton për heqjen e imunitetit në seancën e të enjtes, Vija shpjegoi përmbajtjen e Kodit të Procedurës Penale, i cili parasheh lëvizjet e gjykatës dhe prokurorisë, por dhe fatin e ish-kryeministrit, i cili mund të përfundojë pas hekurave.

Neni 230 i Kodit të Procedurës Penale, që ka dy rrugë apo parashikon dy mundësi; që nuk lejon arrestimin e personave mbi 70 vjeç, por në fakt sërish i njëjtin nen, pika 3, e këtij neni specifikon edhe rastin se në rast se këta persona të dyshuar që mund të kenë kryer një vepër penale dhe e kalon këtë vepër penale maksimumin e dënimit me dhjetë vjet burg, atëherë mund të aplikohet edhe masa e arrestit me burg.  Berisha është marrë nën hetim me krizën e korrupsionit pasiv të kryer në bashkëpunim dhe rrezikon 4-12 vjet burg. E kalon maksimumin e dhjetë viteve burg dhe kjo është në juridiksion të prokurorisë. Do të jetë prokuroria që do t’i drejtohet gjyqtares Irena Gjoka. Nëse parlamenti do të miratojë heqjen e imunitetit apo lejimin e arrestimit të Berishës, menjëherë pas marrjes së autorizimit, prokuroria do t’i drejtohet gjykatës me masën e “arrestit me burg” ose në “arrestin në shtëpi”. Pra Berisha është në dorë të Irena Gjokës dhe dy prokurorëve”, tha ai/ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!