Çfarë ndodh me Tahirin pas vendimit të kuvendit

schedule15:30 - 25 Tetor, 2017

schedule 15:30 - 25 Tetor, 2017

Por çfarë pritet të ndodhë tashmë me hetimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, pas vendimit të marrë sot në kuvend? Çdo veprim hetimor është në duart e Prokurorisë dhe Gjykatës së Krimeve të Rënda. Ndërkohë, nga dosja “Habilaj” janë përkthyer deri më tani 1 mijë nga 2 mijë faqe materiale të ardhura deri më tani nga Italia.

Pasi parlamenti votoi për të mos i dhënë Prokurorisë leje për të arrestuar Saimir Tahirin duke i dhënë autorizim vetëm të kontrollojë banesën e vetë ish-ministrit të Brendshëm, “topi” tashmë ngelet në dorën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda se kur do ti konkretizojë kërkesat e saj në gjykatë.
Burime nga prokuroria bëjnë të ditur për ABC News, se pasi Parlamenti ka dhënë autorizimin për kontroll banese, për çdo hap tjetër që do të ndjekë duhet t’i drejtohet Gjykatës se Krimeve të Rënda për ushtrim të mëtejshëm të kompetencave të saj. Ende nuk dihet se kur grupi i hetimot do t’i drejtohet kësaj gjykata për të marrë vendimin e gjykatës që do ta lëjojë të ushtrojë kontroll në banesën dhe materialet personale të ish-ministrit të Brendshëm.
Kjo kërkesë drejtuar Gjykatës së Krimeve të Rënda me shumë gjasa mund të dërgohet pas disa ditësh, pasi të përfundojë përkthimi i plotë i dy mijë faqeve material shkresore të ardhura nga Italia në ngarkim të grupit kriminal të dyshuar se drejtohej nga Moisi Habilaj. ABC News ka mësuar se deri më tani janë përkthyer nga specialistët e Ministrisë së Drejtësisë rreth 1 mijë faqe dhe se po aq janë në process nga 13 përkthyesit e licensuar të kontraktuar për këtë proces. Sipas prarashikimeve të para, pritet që i gjithë materiali i plotë prej 2 mijë faqesh të përfundojë së përkthyeri në fillim të javës së ardhshme. Burimet kanë qenë të rezervuara për të saktësuar nëse në këto material ka të dhënë të reja në lidhje me përmendjen e emrin të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për trafik narkotikësh i kryer në bashkëpunim dhe korrupsion pasiv i kryer nga zyrtare të lartë.