Çfarë ndodh me negociatat pas rënies së qeverisë në Bullgari? Eksperti: Fati i Shqipërisë mësohet pas votimit të vetos në Parlament

schedule19:34 - 22 Qershor, 2022

schedule 19:34 - 22 Qershor, 2022

“Se çdo të ndodhë me proceset euro-integruese për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të mund ta marrim vesh me shumë brenda ditës së sotme.”

Kështu është shprehur eksperti Gledis Gjepali në një lidhje direkte me “Radari Informativ” në ABC ndërsa theksoi se vetoja në Bullgari është vendosur me ligj, dhe po me ligj duhet të hiqet. Për këtë, Parlamenti i vendit pritet të votojë po sot, ndonëse më herët u rrëzua edhe qeveria e kryeministrit Kirli Petkov pas një mocioni mosbesimi.

Gjepali thekson se tashmë asgjë nuk është e sigurt derisa të shihet edhe rezultati i votimit.

Ndërsa, i pyetur për deklaratën e bërë një javë më parë nga Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhely i cili tha se gjërat në Bullgari mund të ndryshojnë me orë e me ditë, Gledis Gjepali tha se lobimi ka qenë i vazhdueshëm për heqjen e vetos.

“Po bëheshin negociata, qeveria kishte rënë dakord për të hequr veton. Situatën e komplikoi largimi i një prej partnerëve të koalicionit. Sipas tyre, kryeministri dhe ministri i Jashtëm ranë dakord pa u konsultuar për heqjen e vetos.”

Ndërsa, qëndrimet e mbajtura në mënyrë të sinkronizuar nga kreu i qeverisë Edi Rama dhe homologët e tij serb dhe maqedonas, Gjepali i sheh si pozitive pasi, sipas tij, rritet forca e reagimit ndaj BE-së për “procese që kërkojnë shtytje.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!