Çfarë ndikimi, “doping” financiar për PSG-në pas firmës me Leo Messin

schedule13:20 - 12 Gusht, 2021

schedule 13:20 - 12 Gusht, 2021

Edhe pse me parametra 0, kalimi i Leo Messit te PSG është cilësuar si transferimi i shekullit. Paris SG i bëri një pritje madhështore sulmuesit argjentinas, ndërsa kjo lëvizje drejt gjigantit francez ka dhënë efektet e para.

Mijëra tifozë janë dyndur drejt dyqaneve për të blerë fanellën me numër 30, që do të mbajë Leo Messi. Deri më tani raportohet se klubi francez ka shitur mbi 800 mijë komplete të argjentinasit, që kanë prodhuar rreth 70 milion euro.

Të shtunën Messi do të prezantohet përpara 48,000 tifozëve, në prag të sfidës me Strasburg. Biletat për këtë ndeshje janë shitur të gjitha ndërsa çmimi i tyre është rritur në mënyrë të ndjeshme duke shkuar deri në 1000 €.

Pas nënshkrimit të Messit, rritje të madhe kanë pësuar edhe abonimet vjetore të tifozëve. Të gjithë duan ta shohin në çdo ndeshje yllin argjentinas.

Efekti i transferimit të 34 vjeçarit  te PSG është reflektuar edhe në bursë. Aksionet e gjigantit francez janë rritur me 60%, që prej nënshkrimit të Leo Mesit.

7 milionë ndjekës i janë shtuar PSG në rrjetet sociale vetëm në 24 orë kur u bë dhe zyrtarizimi. Të gjitha palët duken të kënaqura nga kjo lëvizje e shekullit, por tashmë vëmendja zbret në fushën e blertë, aty ku synimi është Champions League. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!