Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Çfarë mori Diaspora nga Tirana?/ Rrjolli: Objektivi i rradhës, përfaqësimi në parlament

schedule19:38 - 19 Prill, 2026

schedule 19:38 - 19 Prill, 2026

Anëtari i Këshillit Koordinues të Diasporës në Itali, Besmir Rrjolli, u shpreh se e drejta e votës për diasporën është një arritje e rëndësishme e samiteve dhe një hap konkret drejt përfshirjes më të madhe të shqiptarëve jashtë vendit.

Ai theksoi gjithashtu se përfaqësimi i diasporës në parlament mbetet një objektiv i radhës, duke shprehur bindjen se institucionet do të vijojnë punën për ta bërë realitet këtë hap.

“Kur flasim për arritjet e samitit ose strategjitë e diasporës, e drejta e votës është një përgjigje e mirë; vota u arrit, është një objektiv i rëndësishëm. Takimi me Celibashin ishte një takim kortezie dhe, me takimin e fundit, vota nuk ishte akoma konkrete; iu parashtrua Celibashit propozimi me anë të kryetarit tonë për përfaqësimin e diasporës në parlament.



Jam i bindur që këshilli do të bëjë atë që kemi në dorë, siç e bëmë për votën e diasporës, por edhe për përfaqësimin në parlament; do të jetë një hap shumë pozitiv.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!