Shpesh gjatë komunikimeve tona me njeri-tjetrin e përdorim fjalën “Iku me bisht ndër shalë”, diku duke ia ditur kuptimin dhe diku duke e thënë në kontekstin e gabuar.
Në lidhje me këtë, për të nxitur edhe disa nota humori në mes të pandemisë dhe bombardimit të publikut me mesazhet e politikës, gazetari i abcnews.al Ermal Vaka ka pyetur qytetarët se çfaë kuptojnë nga ajo fjalë.
Një pjesë e përgjigjeve janë epike, ndërsa të tjera kanë preferuar të qendrojnë në “zonë të sigurt” teksa japin shpjegimin e tyre.
“Box Pop” është rubrika më e re në Abcnews.al, në të cilën qytetarët përplasin mendimet dhe qendrimet e tyre pas pyetjeve me spec të gazetarit Ermal Vaka.
Ndiqni episodin e radhës: