Në Prishtinë padyshim që kanë thirrur “bacë, u kry”.
Kjo ishte shprehja triumfuese pas shpalljes së Pavarësisë në 2008, dhe I drejtohej Adem Jasharit, ndërsa këtë herë krenaria është për ekipin përfaqësues të futbollit.
“Dardanët”, e drejtuar nga trajneri gjerman Franko Foda, dhe me kapiten në fushë Amir Rrahmanin, fituan 2-0 në Slloveni, duke vulosur në mënyrën më të mirë kualifikimin për në plej ofin e Kupës së Botës.
U mjaftonte edhe vetëm një pikë, por vendosën të mos luanin për barazim.
Heroi I Suedisë, Fisnik Asllani, shënoi golin e parë që në minutën e 6-të, siç I takon një sulmues të shquar të Bundesligës gjermane.
Kosova e pati më të lehtë kur pati epërsi numerike sepse Stojanovic u përjashtua me të kuq për vendasit në 54’.
Suksesi u vulos me një autogol të çuditshëm nga Karnicnik në 64’, ndërsa ekipi tjetër I shqiptarëve pati epërsi.
“Dardanët” zotëruan 61 për qind topin, bënë 11 gjuajtje ndaj 5 të vendasve, dhe 6 në portë kundrejt 3.
Një ecuri e shkëlqyer në grupin eliminator B, me 10 pikë në 5 ndeshje, 3 fitore, 1 barazim e vetëm 1 humbje.
Kjo është hera e parë që Kosova arrin plej ofin e Botërorit, diçka që ndoshta nuk imagjinohej për skuadrën që mban vetëm vendin e 84-ët në renditjen botërore të FIFA-s.
Mbetet të luhet ndeshja e fundit, në Prishtinë ndaj Zvicrës që është e sigurt në vendin e parë për shkak të golaverazhit, ndërsa në stadiumin “Fadil Vokrri” pritet të jetë një festë e vërtetë.
/abcnews.al

