Çfarë kërkon tregu i punës? Ekspertët: Të rinjtë duhet të orientohen drejt zanateve

schedule20:36 - 15 Mars, 2024

schedule 20:36 - 15 Mars, 2024

TIRANË– Eksperti për çështjet e punësimit, Erald Pashaj, tha se sektori i turizmit dhe ndërtimi janë sektorë kampionë për mosdeklarimin real të pagave për punonjësit e tyre.

I ftuar në “Sheshin e Dollarit” në Abc News, Pashaj u shpreh se vendi ynë ka një shkallë të madhe të ekonomisë gri, ku shumë ndërmarrjeje private vendosin të deklarojnë pagë minimale për stafin e tyre.

“Ndërtimi dhe turizmi janë kampionë të mosdeklarimit të të ardhurave, njerëzit një pjesë që e marrin pagën e marrin cash. Ka një ekonomi gri dhe është më e madhe se vendet e rajonit.”, tha ai.

Ekspertja e punësimit, Kumrie Zika, thotë se, profilet e zanateve janë më të paguara në Shqipëri dhe të rinjtë duhet të orientohen në këtë drejtim.

“Gjithmonë zanatet janë më të paguara, janë më të kërkuara, duke filluar nga it, mjekësia etj etj. Këto janë një ndër profesionet më të paguara, pastaj vjen sektori i turizmit, që pritet të ketë rritje pagash, por pritet të shikohet. Turizmi ka marrë rrugën e zhvillimit dhe kjo nuk do të thotë se nuk duhet t’i orientojmë të rinjtë në këtë drejtim. Shikoj të rinj të punësuar në shërbime, po flas për sektorin e privatit, që e bëjnë punën shumë mirë”, tha ajo/n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!