Çfarë kanë të përbashkët Dua Lipa, Rita Ora dhe Ava Max?

schedule10:09 - 3 Tetor, 2020

schedule 10:09 - 3 Tetor, 2020

“Dikur shqiptarët etnikë më të njohur ishin Nënë Tereza, dhe diktatori komunist Enver Hoxha. Tani shenjtores dhe mëkatarit duhet t’i shtohen edhe këngëtarët”,- kështu e ka nisur  shkrimin dedikuar artisteve shqiptare “The Economist.”

Dua Lipa numëron  55 milionë dëgjues në platformën muzikore Spotify, Bebe Rexha 24 milionë, Rita Ora numëron pesë hite në vend të parë në Britani dhe ka qenë mentore në ‘X Factor’.

 

Era Istrefi këndoi në Kupën Botërore të futbollit në vitin 2018. Njomza Vitia, një këngëtare dhe kantautore, dhe Labinot Gashi, një reper, gjithashtu kanë fituar audiencë globale, transmeton abcnews.al

 

Në vitin 2016, me një stil të pazakontë serioz, Rita Ora performoi në Romë për të festuar shenjtërimin e Nënë Terezës. Të gjithë këta yje me origjinë shqiptare, përveç Era Istrefit, janë rritur në diasporë. Lipa, Max, Rexha dhe Vitia kanë lindur në Londër, Milluoki, Bruklin dhe Shtutgart.

Vetëm Max ka lindur në Shqipëri, pjesa tjetër janë me origjinë nga Kosova,për veç Bebe Rexhes, familja e së cilës është nga Maqedonia e Veriut, transmeton abcnews.al

Dukagjin Lipa, babai i Duas, ka deklaruar se gjatë historisë, shqiptarët janë shtypur, por suksesi i kësaj gjenerate muzikantësh ka treguar se shqiptarët shkëlqejnë kur i jepet mundësia. Yjet e diasporës shpesh krenohen me përkatësinë kombëtare. Ata interpretojnë në shtëpi, me flamuj kosovarë ose shqiptarë.

“Në zemrën time rrjedh gjak shqiptar”,- tha Bebe Rexha gjatë një vizite në Shqipëri. Në korrik, Dua Lipa shkaktoi një debat, pasi postoi një hartë që lidhet me nacionalistët ekstremë shqiptarë, ku shfaqet Shqipëria e Madhe, transmeton abcnews.al

 

Prindërit e tyre u rritën jashtë vendit, pasi u larguan nga Ballkani në fillimet e viteve ’90. Familjet Ora dhe Lipa ishin pjesë e elitës në Kosovë. Të dy vajzat ndoqën një shkollë të njohur të arteve në Londër.

Yjet e muzikës pop, së bashku me një grup futbollistësh shqiptarë në skuadrat kryesore të Europës, luajnë një rol  të rëndësishëm duke ndihmuar në ndryshimin e imazhit të shqiptarëve, shkruan ndër të tjera ‘The Economist’, duke vlerësuar artistët shqiptarë që kanë pushtuar botën, por edhe të gjithë shqiptarët e tjerë që kanë shkëlqyer në fusha të tjera të jetës. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!