Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Çfarë kanë të përbashkët Barbie me Shakirën? Termat më të kërkuar në Google për 2023

schedule15:05 - 29 Dhjetor, 2023

schedule 15:05 - 29 Dhjetor, 2023

2023 ishte viti i filmave të mëdhenj dhe humbjeve të mëdha në botën e artit dhe argëtimit, sipas një artikulli të ri të BBC-s, i cili paraqet termat më të njohura të kërkimit në Google për dymbëdhjetë muajt e fundit.

Filmat më të kërkuar ishin “Barbie” dhe “Openheimer”, ndërsa nga personazhet Shakira ishte dy herë, në janar për këngën që shkroi për ndarjen e Pique, dhe në gjysmën e dytë të vitit për evazion fiskal të madh për të cilin u akuzua në Spanjë.

Një nga vdekjet që shqetësoi më shumë komunitetin global online ishte, sigurisht, ajo e Matthew Perry. Megjithatë, ka pasur të tjerë të famshëm, emrat e të cilëve janë kërkuar vazhdimisht pas vdekjes së tyre këtë vit, si Tina Turner dhe Sinead O’Connor.



Dhe më pas sigurisht që ishin yjet e sportit që e morën këtë vit në motorin e kërkimit, si futbollisti francez Kylian Mbappe dhe britaniku Harry Kane me kalimin e tij të shumëpërfolur te Bayern Munich verën e kaluar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!