Çfarë ka ndodhur me të tjerët: Sistemi shëndetësor në Shqipëri është duke trajtuar 159 raste me koronavirus

schedule09:55 - 31 Mars, 2020

schedule 09:55 - 31 Mars, 2020

Mnistria e Shëndetësisë njoftoi mbrëmë vonë se tetë persona të tjerë janë rekuperuar nga koronavirusi duke rezultuar negativë edhe në testin e dytë.

Kështu, numri total i të rekuperuarëve nga koronavirusi në Shqipëri shkon në 52 persona.

Ndërkohë, deri dje paradite, Shqipëria numëroi 223 raste me koronavirus, një pjesë e të cilëve janë të shtruar në spital ose të në karantinë në shtëpi, një pjesë të shëruar si edhe 12 të tjerë që kanë ndërruar jetë.

Kështu, edhe pse janë raportuar 223 raste me koronavirus që prej datës 9 mars, aktualisht janë aktive 159 raste, pasi një pjesë (52) janë shëruar, kurse 12 të tjerë kanë ndërruar jetë.

Nga 159 rastet aktive, 74 persona janë të shtruar në spital, ku 7 janë në terapi intensive. Nga 7 persona që janë në terapi intensive, 4 janë të intubuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!