Çfarë ka ndodhur me Romeon? Jonida Maliqi zbulon se është ‘single’

schedule16:19 - 14 Shkurt, 2021

schedule 16:19 - 14 Shkurt, 2021

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj janë një ndër çiftet më të komentuar në mediat rozë.

Së fundmi, këngëtarja ka zbuluar se ata nuk janë më bashkë. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur, por ajo ishte shumë e qartë kur e tha.

Jonida kishte ftuar në emisionin “Jonida’s Room” Kleoniki Delijorgjin, e cila ka treguar se mund të lexojë edhe letrat e ëngjëjve dhe pikërisht këtë gjë ka bërë edhe me Maliqin.

Duke folur për festën e Shën Valentinit, Jonida zbuloi se 14 Shkurti i këtij viti e gjeti single:

“Mua s’më pëlqen shumë kjo festë, sepse mendoj që Shën Valentin për çiftet duhet të jetë çdo ditë… Për më tepër që këtë vit jam single.”

Ndërsa Kleoniki vazhdoi t’i lexonte letrat dhe zbuloi se Jonida ishte në një periudhë pauze dhe se kishte nevojë të falte dikë.

“Ti duhet të falësh dikë, sepse kështu vetëm vetes tënde i bën keq. Mund të shikosh pasqyrën, t’ia thuash dhe vetes, apo të shikosh pasqyrën dhe të përfytyrosh personin që ke nevojë të falësh. Ndërsa letra tjetër që të ra është “shërim”, je në një pauzë dhe të duhet të rrish pak në këtë pauzën, sepse secila fazë e jetës ka mësimet e veta dhe kjo është fazë shumë shëruese për ty. Duhet t’i bësh gjërat e qarta me veten se çfarë kërkon”, u shpreh Kleoniki./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!