Çfarë i tha Silvinjos pas ndeshjes me Çekinë? Flet Seferi. Zbulon për ABC News nëse i ka rrëmbyer zemrën ndonjë vajzë

schedule08:42 - 24 Tetor, 2023

schedule 08:42 - 24 Tetor, 2023

Sulmuesi i Kombëtares, Taulant Seferi ka zbuluar për emisionin “ABC e Mëngjesit” se çfarë i tha trajnerit të Kombëtares, Sylvio Mendes Campos Junior, pas ndeshjes me Çekinë, ku Shqipëria fitoi me rezultatin 3 me 0.

Sakaq, Seferi tha se i është mirënjohës trajnerit, pasi më herët shumë persona nuk kanë besuar te ai.

Kur e bëra zëvendësimin, e përqafova sepse e meritoi përqafimin se i thash ‘Faleminderit që ke besim te unë’. Shpresoj t’ia kem shpërblyer sepse shumica nuk kanë besuar te unë dhe para ndeshjeve me Çekinë. Faleminderit zotit, ndihmova Kombëtaren dhe bëra krenarë Shqiptarinë, familjen time dhe kjo më bën të lumtur. Për këtë arsye e përqafova dhe i thash ‘Faleminderit Mister, sepse veç ti ke besuar te unë’.

Është një ndër motivuesit më të mëdhenj, që na motivon jashtëzakonisht ne. Na ka motivuar gjatë javës, është një punëtor shumë i madh. Edhe shikohet ai motivimi që na jep dhe në fushë, e keni dalluar dhe vetë që na bën të gjithëve të jemi një lojtar i vetëm. Ne jemi vërtetë 23-25 lojtarë aty dhe asnjëri nuk dallon nga tjetri. Kjo besoj e ka bërë dhe ecurinë e mirë të Kombëtares”, u shpreh ai.

Më tej, i pyetur nëse i ka rrëmbyer zemrën ndonjë vajzë, pas gjithë kësaj mbështetje të madhe nga shumë fanse, Seferi tregoi se nuk ka ndodhur ende.

I falenderoj të gjitha vajzat për mbështetjen. Jo nuk ma ka rrëmbyer ndonjëra zemrën. Me të thënë të drejtën më ka shkruar shumë vajza”, shtoi sulmues./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!