“Çfarë i keni këto që thoni”, Guardiola nuk ua përton gazetarëve pas eliminimit

schedule22:41 - 17 Prill, 2021

schedule 22:41 - 17 Prill, 2021

Pep Guardiola, pas humbjes me Chelsea në gjysmëfinale të FA Cup, ka folur për mediat dhe BBC në veçanti, në lidhje me duelin kundër londinezëve.  “Kemi luajtur mirë 15 minutat e fundit. E kishim të vështirë të gjenim hapësira, por duhet të përgëzoj skuadrën e Chelsea që mbylli çdo hapësirë. U afruam disa herë, por nuk krijuam raste.

Pësuam golin dhe më pas reaguam mirë, sidomos pasi në lojë u fut Phil Foden dhe Ilkay Gundogan. Nuk është e lehtë të përballesh me një ekip që mbron me tetë futbollistë në 1/3 e fushës së vet. Në këto lloj ndeshjesh diferenca është shumë e vogël. Ne nuk krijuam shumë raste të qarta, por tentuam më shumë”, tha për BBC spanjolli.

“Mungesë impenjimi? Çfarë mund të them? Kishim vetëm dy ditë e gjysmë për t’u rikuperuar dhe për të luajtur jashtë fushe. Duhet të udhëtonim dhe ishim në tren për tre orë, një orë u ndalëm. Çdo lojtar e meritonte të luante, mos thoni që nuk i kushtuam vëmendje kupës, sidomos pasi kemi shkuar në finalen e Carabao Cup katër herë radhazi.

Thoni që e humbëm ndeshjen, pasi është një argument i dobët. Ju nuk shkoni dot në finale disa herë radhazi nëse nuk e vlerëson. Mund ta thoni para ndeshjes që Pep ose lojtarët nuk i kushtojnë vëmendje, por mos e thoni pasi ne humbim një ndeshje. Këta djem luftojmë çdo ndeshje si kurrë më parë. Tani ne nuk i kushtojmë vëmendje?! Ne e respektojmë shumë FA Cup, erdhëm të fitojmë.

Mendoni se Sterling, Gabriel apo Ferran Torres nuk e meritojnë të luajnë? Thuajeni! Kur humbim formacioni është i gabuari, kur fitojmë unë jam një gjeni. Nuk pendohem për zgjedhjet e bëra, sepse u besoj atyre. Nëse nuk do u besoja nuk do të luanin. Sa i takon De Bryune, ai nuk duket mirë. Ka dhimbje, por do të shohim nesër në çfarë gjendje është. Ai do të zhvilloje disa teste mjekësore”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!