Ndikimet e mëdha të koronavirusit tek truri

schedule09:12 - 1 Korrik, 2020

schedule 09:12 - 1 Korrik, 2020

Goditje në tru, “delirium”, ankth, konfuzion, lodhje… dhe lista vazhdon. Nëse mendoni se Covid-19 është thjesht një sëmundje e rrugëve respiratore, jeni gabim. Me muajt që kalojnë po bëhet gjithnjë e më e qartë se koronavirusi mund të shkaktojë një gamë të madhe problemesh neurologjike.

Në një artikull të përgatitur nga BBC, persona që e kanë kaluar Covid-19 tregojnë se çfarë dëmi u ka bërë sëmundja në tru. Paul Mylrea tregon se ai ka kaluar dy goditje në tru, të dyja të shkaktuara nga infeksioni i koronavirusit.

Goditja e parë i ndodhi ndërsa ndodhej në njësinë e kujdesin intensiv në Spitalin University College. Mpiksje gjaku u vu re po ashtu edhe në mushkëritë dhe këmbët e tij, për këtë arsye mjekët i dhanë një terapi intensive me hollues gjaku.

Disa ditë më vonë ai pësoi një tjetër goditje në tru, akoma më serioze. Për habinë e mjekëve ai arriti që të mbijetonte dhe tashmë është duke u rikuperuar.

Një profesor nga Universiteti i Liverpulit shpjegon:

Është e qartë tani që ky virus shkakton probleme në tru, ndërsa fillimisht kemi menduar se ka të bëjë vetëm me mushkëritë. Një pjesë e vjen për shkak të mungesës së oksigjenit në tru. Por duket se ka shumë faktorë të tjerë, siç janë problemet me mpiksjen e gjakut dhe një reagim hiper-inflamator të sistemit imunitar. Ne gjithashtu duhet të pyesim nëse vetë virusi po e infekton trurin. ” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!