Mauricio Pochettino ka një sulm fantastik në duar. Mbappe, Neymar, Icardi, Di Maria dhe Moise Kean. Kualitet i nivelit të lartë dhe shumë alternativa emundësi për rotacion.
PSG fitoi 2-4 në fushën e Lyon mbrëmjen e kaluar, duke kaluar me sukses një nga transfertat më të vështira të kampionatit francez.
Triumf që ka ngjitur PSG në vend të parë me 63 pikë, po aq sa numëron edhe Lille, ndërsa Lyon ndjek me tre pikë më pak. Pochettino nuk i kurseu elozhet për djemtë e tij.
“Jam shumë i kënaqur me rendimentin e skuadrës. Zhvilluam një futboll të shkëlqyer për rreth 60-65 minuta kundër një kundërshtari të fortë si Lyon.
Jam i lumtur, mendoj se lojtarëve duhet t’u jepen të gjithë meritat për mënyrën se si luajtën. Icardi mungoi, por ai mbetet shumë i rëndësishëm për ne.
Luajti Moise Kean në vend të tij dhe ai u shfaq tepër i rëndësishëm“, deklaroi trajneri argjentinas i kampionëve të Francës. /abcnews.al