Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Çfarë fshihet pas “aksioneve” të Trump/ Minxhozi: Amerika po tërhiqet nga rendi botëror. Kina aktor tjetër global

schedule20:51 - 5 Janar, 2026

schedule 20:51 - 5 Janar, 2026

Analisti politik Skënder Minxhozi, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, komentoi arrestimin e Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, duke e lidhur këtë zhvillim me ndryshimet në rendin botëror dhe rolin e Shteteve të Bashkuara.

Sipas Minxhozit, Amerika po ndjek një tërheqje graduale dhe selektive nga angazhimet ndërkombëtare, ndërsa në skenën globale është shfaqur gjithnjë e më fuqishëm Kina, e cila ka zgjeruar ndikimin e saj në Amerikën Latine, përfshirë Venezuelën, Brazilin dhe Kolumbinë.

“Është një hap i ngadaltë, por i pandalur i daljes së Amerikës nga rendi botëror. Doli nga samiti i klimës, sa herë pyetet për NATO-n, thotë që ta shohim. OKB-në e ka kthyer në objekt talljeje. Amerika po tërhiqet gradualisht për shkak të politikës së saj së jashtme. Po tërhiqet, më mënyrë selelektive.



Ky vit ishte i pari, që buxheti ushtarak amerikan preku gati 1 trilion. Nëse ne do të vëmë një listë fjalës simbol, kur futet droga, nafta dhe Maduro, unë do të vendosja fjalën Kinë. Nëse jemi në këtë situatë botërore, është sepse është futur një aktor tjetër global që është Kina. Kina aktualisht ka përveç marrëdhënieve me Venezuelës ka marrëdhënie shumë të mira dhe me Brazilin, e Kolumbisë”, tha Minxhozi.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!