Çfarë është kolesteroli? Ushqimet që duhet të përdorni

schedule13:36 - 30 Mars, 2022

schedule 13:36 - 30 Mars, 2022

 

Kolesteroli është një substancë që prodhohet nga mëlçia dhe shërben për mirë funksionimin e qelizave, nervave dhe hormoneve.

Edhe pse trupi kërkon kolesterol, niveli i tepërt i tij mund të krijojë pllakëza yndyrore në muret e enëve të gjakut, duke pakësuar sasinë e gjakut në zonat jetësore të organizmit. Nëse këto pllakëza vazhdojnë të krijohen, krijojnë një rrezik të madh për shëndetin e zemrës.

Nuk nevojitet të ndiqni ndonjë dietë specifike. Thjesht përfshini disa ushqime në dietën tuaj për të ulur nivelin e kolesterolit dhe të përmirësoni shëndetin e zemrës suaj.

Më poshtë janë dhe ushqimet me të mira për uljen e kolesterolit:

Vaji i ullirit është i pasur me yndyrna të pangopura, të dobishme për shëndetin e zemrës, vaji i ullirit ekstra i virgjër ul nivelin e LDL dhe përmirëson shëndetin e zemrës.

Perimet janë në krye të listës së ushqimeve të pasur me nutrientë; përmbajnë shumë vitamina, minerale dhe fibra, si dhe me pak kalori. Studimet kanë treguar që konsumi i perimeve është i lidhur me uljen e nivelit të kolesterolit të keq, si te meshkujt dhe te femrat.

Arrorët si: bajame, lajthi, arra etj, janë të pasur me fibra dhe yndyrna të shëndetshme dhe janë një ushqim i shkëlqyer për uljen e kolesterolit.

Llojet e ndryshme të farave, si psh. Farat e linit ose vaji i linit kanë treguar se reduktojnë nivelin e kolesterolit dhe e mbajnë zemrën të shëndetshme.

Peshqit si salmoni janë të pasur me acide yndyrore omega-3, qe ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit dhe inflamacioneve.

Hudhra, vaji i hudhrës ose uthulla e hudhrës janë të mirënjohur për vetitë shëndetësore, kërkimet kanë vërtetuar se hudhra mund të luftojë kolesterolin. Sipas studimeve shkencore, konsumi i rregullt i hudhrës për të paktën dy muaj mund të ulë kolesterolin dhe të përmirësojë shëndetin e zemrës.

Bamjet janë të  pasura me fibra, potas dhe antioksidantë, ndihmon në një shëndet më të mirë të zemrës.

Shtimi i bishtajoreve në dietën tuaj ka një impakt të madh në shëndetin e zemrës. Studimet tregojnë që një dietë e pasur me bishtajore si fasulet, bizelet dhe thjerrëzat ndikon direkt në uljen e nivelit të kolesterolit.

Patatet e ëmbla janë të shijshme dhe përmbajnë disa proteina të vlefshme që ulin nivelin e kolesterolit.

Çaji jeshil është i pasur me antioksidantë dhe katekinë. ai është një nga pijet më të shëndetshme që mund të konsumoni. Studimet tregojnë që të pish çaj jeshil rregullisht, përmirëson nivelin e kolesterolit.

Hurmat mund të ketë një impakt të madh në shëndetin tuaj. Studimet tregojnë se konsumimi i fibrave të këtij fruti është mjaft efektiv për uljen e kolesterolit.

Avokado është e pasur me fibra, potas dhe yndyrna të shëndetshme që mbajnë nën kontroll nivelin e kolesterolit.

Drithërat integralë janë të lidhura me nivelin e ulët të kolestërolit dhe përmirësimin e shëndetit të zemrës. Por duke qënë se gluteni mund të shkaktojë inflamacione të sistemit tretës, opsioni më i mirë janë drithrat pa gluten, si: quinoa, orizi i kuq dhe hikërrori./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!