Çfarë është gazsjellësi rus “Nord Stream 2” që Putinit i “dhemb” shumë?

schedule21:05 - 23 Shkurt, 2022

schedule 21:05 - 23 Shkurt, 2022

Çfarë është gazsjellësi “Nord Stream 2”, për të cilin po flitet kaq shumë ditët e fundit?

Nord Stream 2 është një tubacion me gjatësi 1200 km nën Detin Baltik, i cili do të çojë gazin nga bregu rus pranë Shën Petersburgut në Lubmin në Gjermani.

Lexo edhe: Biden vendos sanksione ndaj prodhuesve të gazsjellësit rus “Nord Stream 2”

Projekti i gazsjellësit nuk është hapur ende, ndërsa  certifikimi u ndërpre dje nga qeveria gjermane, si pjesë e paketës së sanksioneve të BE-së kundër Rusisë pas njohjes së Dondasit nga Putin si zonë e “pavarur”, shkruan BBC.

Nord Stream 2 shkon paralelisht me një gazsjellës ekzistues, Nord Stream, i cili funksionon që nga viti 2011.

Lexo edhe: Sondazhi: Shumica e amerikanëve kundërshtojnë një rol kryesor të SHBA-ve në konfliktin Rusi-Ukrainë

Së bashku, këto dy tubacione mund të dërgojnë 110 miliardë metra kub gaz në Evropë çdo vit. Kjo është më shumë se një e katërta e gjithë gazit që vendet e Bashkimit Evropian përdorin çdo vit.

SHBA dhe Britania e Madhe, së bashku me fqinjët e Rusisë, Poloninë dhe Ukrainën, e kundërshtojnë fuqishëm Nord Stream 2.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka quajtur Nord Stream 2 “një armë të rrezikshme politike”./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!