Çfarë duhet të dini për variantin e ri indian të koronavirusit

schedule09:31 - 23 Prill, 2021

schedule 09:31 - 23 Prill, 2021

Një variant i ri i koronavirusit në Indi po hetohet nga shkencëtarët në të gjithë botën, por nuk dihet ende sesa është përhapur ose nëse po drejton valën e dytë vdekjeprurëse në Indi.

Cili është varianti i Indisë?

Viruset mutohen gjatë gjithë kohës, duke prodhuar versione të ndryshme të vetvetes. Shumica e këtyre mutacioneve janë të parëndësishme, madje disa mund ta bëjnë virusin më pak të rrezikshëm. Por të tjerë mund ta bëjnë më ngjitës dhe vaksina mund të mos jetë efektive. Ky variant i njohur zyrtarisht si B1617, u zbulua për herë të parë në Indi, në tetor.

Sa është përhapur?

Testimi i mostrës nuk është mjaft i përhapur në të gjithë Indinë për të përcaktuar sesa larg ose sesa shpejt po përhapet varianti. Ajo u zbulua në 220 nga 361 mostra Covid të mbledhura midis janarit dhe marsit në shtetin perëndimor indian, Maharashtra. Ndërkohë, sipas të dhënave globale GISAID, ajo është parë në të paktën 21 vende, informon abcnews.al. Udhëtimet ndërkombëtare duket se e kanë sjellë variantin e ri edhe në Mbretërinë e Bashkuar, ku 103 raste janë identifikuar që nga 22 shkurti. Tashmë, shumica e udhëtarëve nga India janë të ndaluar të hynë në Britani.

A është më e rrezikshme apo më infektive?

Shkencëtarët nuk e dinë ende nëse ky variant është më infektues apo rezistent ndaj vaksinave. Dr Jeremy Kamil, një virolog në Universitetin Shëndetësor të Luzianës, thotë se një nga mutacionet e tij është i ngjashëm me ato që shihen në variantet e identifikuara në Afrikën e Jugut dhe Brazil. Ky mutacion mund të ndihmojë virusin të shmangë antitrupat në sistemin imunitar që mund të luftojë koronavirusin bazuar në përvojën e infeksionit paraprak ose një vaksine.  Por ajo që mund të jetë shqetësuese për momentin është një variant i identifikuar në Mbretërinë e Bashkuar, i cili është dominues në Britani dhe është përhapur në më shumë se 50 vende. “Dyshoj që varianti indian të jetë më infektues sesa ai britanik, dhe ne nuk duhet të na zërë paniku”, tha Dr Kamil.

Pse dihet kaq pak për të?

Shumica e të dhënave rreth variantit indian janë të paplotë, thonë shkencëtarët, me shumë pak mostra të shpërndara; 298 në Indi dhe 656 në të gjithë botën. Krahasuar me më shumë se 384,000 mostra të variantit në Mbretërinë e Bashkuar. Dhe pas rasteve të para të regjistruara në Indi, më pak se 400 raste të variantit janë zbuluar në të gjithë botën, thotë Dr Kamil.

A po e drejton ky variant valën e dytë në Indi?

India ka raportuat rreth 200,000 raste me koronavirus çdo ditë që nga 15 prilli, përtej pikut të sah prej 93,000 rastesh në ditë vitin e kaluar. Vdekjet gjithashtu janë rritur. “Popullsia dhe dendësia e lartë e Indisë është një inkubator i përsosur për këtë virus për të eksperimentuar me mutacione”, thotë Ravi Gupta, një profesor i mikrobiologjisë klinike në Universitetin e Kembrixhit. Sidoqoftë, vala e rasteve në Indi mund të jetë shkaktuar nga grumbullimet e mëdha me mungesa e respektimit të masave parandaluese si mbajtja e maskave dhe distancomi fizik. Dr Jeffrey Barrett, nga Instituti Wellcome Sanger, thotë se është e mundur që mund të ketë gjithashtu një marrëdhënie shkak-pasojë me variantin e ri, por ka ende një mungesë provash, informon abcnews.al.  Ai thekson se varianti i Indisë ka ekzistuar që nga fundi i vitit të kaluar: “Nëse po drejton valën në Indi, janë dashur disa muaj për të arritur në këtë pikë, gjë që do të sugjeronte se është ndoshta më pak e transmetueshme se varianti Kent B117”.

A do të funksionojnë akoma vaksinat?

Shkencëtarët besojnë se vaksinat ekzistuese do të ndihmojnë në kontrollin e variantit kur bëhet fjalë për parandalimin e sëmundjes së rëndë.  Disa variante shpëtojnë në mënyrë të pashmangshme nga vaksinat aktuale. Do ët nevojiten ndryshime në modelin e vaksinave për t’i bërë ato më efektive. Sidoqoftë, vaksinat e disponueshme kanë të ngjarë të parandalojnë përhapjen e sëmundjes.  “Ju lutem merrni vaksinën e parë që ju ofrohet. Mos bëni gabim të hezitoni dhe të prisni për një vaksinë ideale”, tha Dr Kamil./Përshtati nga BBC, e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!