Çfarë do të vendosë GJKKO për dosjen ‘Partizani’?/ Petraj: Dosja është provë testi për Strukturën e Posaçme

schedule13:31 - 23 Prill, 2025

schedule 13:31 - 23 Prill, 2025

Avokati Edmond Petraj, i ftuar në ‘News Line’, komentoi gjykimi për dosjen Partizani të Berishës, ku GJKKO sot do të mblidhet në seancën e rradhës.

Në analizën e tij juridike, avokati renditi ‘skenarë’ të mundshëm në finale të kësaj séance gjyqësore ku u shpreh se mund të ketë ndryshim të akuzës ndaj Berishës. Më tej, Petraj tha se kjo dosje është provë testi për Strukturën e Posaçme.

“Ka tre element, mënyra sesi është trumpetuar dhe marrëdhënia mes elementëve ekziston një vendim kolegjial.

Mund të jemi në fazën e pushimit të akuzës ndaj Berishës për arsye që do i shohi gjykata, mund të kemi gjykimin dhe kalimin e çështjes në gjyq për persona të tjerë. Por mund të kemi dhe një kthim prapa të dosjes për plotësim provash.

Dosja është provë testi për Strukturën e Posaçme, nëse pushohet akuza sot ka një ngërç të besueshmërisë. Nuk kemi të bëjmë me një personazh të thjeshtë por është personazh i politikës.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!