Henrik Hoxhaj, tashmë i penduar i drejtësisë, është marrë sërish në pyetje nga SPAK.
Hoxhaj është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie për shkak të statusit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
I penduari i drejtësisë, do të pyetet nga prokurorët mbi krimet e rrëfyera prej tij dhe bashkëpunëtorit tjetër të drejtësisë, Nuredin Dumani.
Henrik Hoxhaj, së bashku me Nuredin Dumanin, treguan disa nga ngjarjet kriminale më të rënda të dekadës së fundit./Abcnews.al/