Çfarë do të ndodhë në nëntor? Ekspertët: COVID nuk është grip, rruga e vetme e shpëtimit

schedule21:44 - 21 Tetor, 2021

schedule 21:44 - 21 Tetor, 2021

Greqia nuk është e qetë nga COVID-19, ashtu si vendet e tjera për shkak të rritjes së numrit të rasteve të infektimeve.

Infeksioni i koronavirusit nuk është një grip i thjeshtë”, tha Vana Papaevangelou, profesoreshë e Sëmundjeve Infektive Pediatrike dhe anëtare e Komitetit të Ekspertëve në Greqi.

Por përse po rriten rastet?

Rënia e temperaturës në hemisferën veriore ka sjellë rritje të rasteve, gjë që e prisnim, por është më e lehtë për shkak të shkallës së lartë të vaksinimit. Tendenca do të shikohet në nëntor”, tha doktori Gikas Majorkinis.

Zgjidhja?

Ekspertët theksojnë se lodhja e qytetarëve nga koronavirusi tregon se në muajt në vijim do të ketë një rritje të ndjeshme të sëmundshmërisë, si nga gripi, ashtu edhe me koronavirusin prandaj u bëjnë thirrje hezituesve që të vaksinohen, si rruga e vetme për të mposhtur COVID-19./ Abcnews.al