Ende nuk ka një vendim të qartë se çfarë do të ndodhë me transportin publik në Tiranë.
Shoqatat e Transportit prej një javë, që në momentin që rinisën punë pas bllokimit nga pandemia janë shprehur se kanë dalë të humbur.
Shumë pak qytetarë po e përdorin transportin publik duke sjellë në këtë mënyrë edhe humbje marramendëse.
Gazetari Maksi Rama tha për “ABC News” se nuk ka pasur një reagim nga ana e Bashkisë për vendimin e Shoqatës së Transportit Publik për të pezulluar punën.
Tashmë në diskutim është çështja se nëse nuk krijohen lehtësira financiare, operatorët shprehen se e kanë të pamundur të qëndrojnë hapur.
Po ashtu një problem është vënë re edhe me dezinfektimin e urbaneve gjë e cila është një tjetër kosto financiare për to.