Çfarë do të ndodhë me PD-në nëse humbet? Alizoti në ABC: Do ishte shkatërrim për vendin

schedule13:28 - 25 Mars, 2021

schedule 13:28 - 25 Mars, 2021

Drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Beratit, Tomor Alizoti i ftuar ditën e sotme në studion e ABC u shpreh se nëse Edi Rama fiton mandatin e tretë radhazi në pushtet nuk do të ishte tragjedi për PD-në por për Shqipërinë, pasi do të ishte shkatërruese për vendin.

Në vijim të bisedës me gazetaren Juli Xhokaxhi, ai tha se është i bindur se ndryshimi do të ndodhë në 25 prill.

“Unë di të them një gjë, që kam një bindje, jo si kolegët e tjerë, por mbase edhe si ata, individuale, që PD-ja dhe koalicioni do të vijë në pushtet, edhe nga sondazhet, edhe nga fryma në terren, kjo është e pashmangshme. Nëse rifiton sërish Rama nuk është tragjedi fare për PD-në.

Për mua personalisht nëse nuk fiton, që unë mendoj se kjo nuk do të ndodhë, jam i bindur për këtë, nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama, për mua kjo do të ishte një pyetje luksi, sepse unë e shikoj Shqipërinë në një dështim shumë të madh.

Problemi në Shqipëri është kaq i madh, saqë edhe vetë PD-ja nuk ka më rëndësi, duke mos pasur vetë më rëndësi PD-ja nuk ka rëndësi as kryetari i PD-së. Ardhja në pushtet e një njeriu kaq problematik, rreziku në Shqipëri për një sistem autoritar maskimalisht, për një dhunim dhe shkatërrim i këtij vendi është aq i madh dhe i rëndësishëm, saqë kjo pyetje për mua, ky shqetësim për mua nuk është fare shqetësim, sepse shkatërrimi është shumë i madh” deklaroi Alizoti në ABC./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!