Çfarë do të ndodhë me COVID-in në vjeshtë? Brataj ka një lajm të mirë dhe një të keq

schedule20:07 - 21 Qershor, 2021

schedule 20:07 - 21 Qershor, 2021

Situata në Shqipëri nga pandemia aktualisht është mjaft e mirë dhe shpresëdhënëse për një verë të qetë për të pushuar pa stres, por cfarë do të ndodhë në vjeshtë?

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj i ftuar në studion e Radarit Informativ në ABC përballë gazetares Jonida Shehu u shpreh se në vjeshtë duhet të përgatitemi për një valë të tretë.

Por Brataj, qetëson qytetarët kur thotë se vala e tretë që parashikohet nga virologët nuk pritet që të jetë në nivelin e dy të parave, që kaluam.

Lexo edhe: A do të ketë jetë nate këtë vetë? Flet Skënder Brataj

Sot po thoshte një virolog i Universitetit të Milanos, që varianti “Delta” do të shkaktojë infektime në vjeshtën e ardhshme. Sigurisht që do të presim infektime nga “Delta”. Ata njerëz që nuk janë vaksinuar apo kaluar sëmundjen në një mënyrë apo tjetër do të atakohen.

Sigurisht që na bën më optimistë vaksinimi në Shqipëri. Po të kapet 2 mln (vaksinime) brenda vjeshtës, situata do të jetë më e menaxhueshme, por nuk e dimë se cfarë do vijë.

Nuk mund të flasim kaq lirshëm. Virologët parashikojnë një valë tjetër në vjeshtë, do të jetë edhe “vala e bishtit” të kësaj pandemie, jo e atyre përmasave që kaluan, por janë jetë njerëzish që duhen mbrojtur. Nuk ka marrë fund” tha Brataj./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!