Çështjet e prapambetura në gjykata, kryetarja e KLGJ-së: Të ngrihemi mbi interesat personale dhe institucionale

schedule10:16 - 20 Maj, 2024

schedule 10:16 - 20 Maj, 2024

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Naureda Llagami thotë se institucionet duhet të bëhen bashkë dhe të lihen mënjanë interesat personale, në lidhje me çështjet e prapambetura në gjykata.

Gjatë fjalës së saj në një aktivitet të organizuar nga KLGJ, Llagami u shpreh se nëse ka frymë bashkëpunimi, së shpejti do të ketë rezultate konkrete.

“Në nevojën që sot të ngrihemi mbi interesat personale dhe pozicionet personale dhe institucionale. Sot është koha për veprim. Për KLGJ nuk është hera e parë që propozon masa me karakter strategjik dhe që prekin sistemin apo gjykata të veçanta. Masat e parashikuara, lidhen me mbajtjen e funkionit bazë, ashtu sikurse ndihmojnë në standardet evropiane dhe nevojave të shoqërisë. Këto masa të propozuara, propozimet për ndryshimet ligjore nuk janë aspak të reja. Janë testuar sot në vendet e Këshillit të Evropës. Kjo e fundit kërkon një mendësi e re. Një strategji që të jetë e kërkon një bashkërendim me të gjithë aktorët. Në këtë frymë, së shpejti do të kemi rezultate konkrete. Për mua ka shumë kuptim fjala, në mos ne, kush. Le të jemi bashkë për hir të qytetarit sot”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!