“Çështjen Salianji PD-ja do ta bëjë ndërkombëtare”, Berisha: Hakmarrja e mafies shtetërore është e verbër

schedule11:31 - 4 Korrik, 2022

schedule 11:31 - 4 Korrik, 2022

Në konferencën për mediet, para mbajtjes së seancës gjyqësore në Apel, ku do të paraqitet deputeti Ervin Salianji, Berisha hodhi akuza ndaj ish-drejtuesit të policisë së shtetit Ardi Veliu.

Berisha u shpreh se Gerin Xhafa, vëllai i Fatmir Xhafajt, furnizonte tregun Italian me drogë dhe në këtë veprimtari kriminale është i implikuar direkt Veliu.

Berisha : Në këtë akt kriminal janë të implikuar direkt Ardi Veli, famëziu Nushi që është në arrest sot, punonjës të Shërbimit Informativ Kombëtar të cilët njëlloj si të ishin agjentë të sigurimit të Enver Hoxhës se bëhej fjalë për Agron Xhafën shkelmuan mbi detyrën e ligjin, deklaruan se zëri ishte i Agron Hysenit.” Deklaratë të cilën e hodhi poshtë laboratori i analizës së zërit në Britaninë e Madhe. Nisi proces ndaj Ervin Salianjit dhe gazetarit. Po cili ishte gjykatësi që dha në shkallën e parë dënimin? Ai ishte një kriminel i mirëfilltë, një trafikant, një anëtar i bandës së Lushnjës. Ai ishte Artan Gjermeni. Ai është implikuar në trafiqe njerëzore të qytetarëve shqiptarë të inkriminuar për në SHBA. Ai është denoncuar në mënyrë të përsëritur nga këta qytetarë nga SHBA sepse fshinte penalitetet e kriminelëve shqiptarë kundrejt 10 mijë eurove.

Lexo edhe: Rrezikon burgun për “Babalen”, tre rrugët e Ervin Salianjit sot në Apel

Sipas Berishës “hakmarrja e mafies shtetërore është e verbër.” Ai i bëri thirrje qytetarëve që të reagojnë ndaj këtij procesi.

Berisha: Sot në orën 14:00 në Gjykatën e Apelit, gjykatësja Petra Sadushi, burri i së cilës është i lidhur kokë e këmbë me klanin Xhafa ka hedhur shortin për të caktuar datën e gjykimit. Në vend të tërheqjes së menjëhershme nga procesi ajo ka marrë përsipër të çojë më tej veprën kriminale të mafies shqiptare në radhët e drejtësisë. Jam këtu t’i bëj thirrje të përndjekurve politikë që u dënuan në gjyqet e diktaturës të ndjekin këtë proces politik si dëshmi e rikthimit të proceseve staliniste në Shqipëri nga Edi Rama. Ju bëj thirrje mbarë qytetarëve të reagojnë ndaj këtij procesi.

Berisha kërkoi ndjekjen penale të Ardi Veliut, i cili ishte në krye të Policisë së Shtetit dhe të ish-kryepolicit të Fierit Nushi. Çështjen Salianji, tha Berisha, do ta bëjë ndërkombëtare./Abcnews.al/