Çështja “Shullazi”, KLGJ kërkon ndryshimin e ligjit: Vetingu uli me 40% numrin e gjyqtarëve të Apelit

schedule17:10 - 20 Shkurt, 2020

schedule 17:10 - 20 Shkurt, 2020

Ngërçin për nisjen e procesit gjyqësor për Emiljano Shullazin dhe anetarët e grupit të tij në Gjykatën e Posaçme të Apelit nuk është zgjidhur as nga ndërhyrja e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Procesi vijon të mbahet pezull pasi nga gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme të Apelit është vetëm Alban Boksi, ndërsa pjesa tjetër kanë dhënë dorëheqjen për shkak të konflikit të interesit.

Këshilli i Lartë Gjyqësor kishte deleguar dy gjyqtarët e apelit, Etleva Temo dhe Artur Kalaja për të shqyrtuar kërkesat proceduriale, të cilët nuk mund të shqyrtojnë procesin në themel për arsye se nuk janë gjyqtarë të posaçëm.

Sipas ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokuroreve në republikën e shqipërise, në gjykatat e posacme, të gjithë gjyqtarët kanë dhënë pëlqimin që të përgjohen bisedat telefonike, të tyre dhe të familjarevë, t’u kontrollohen llogaritë bankare, dhe për këto arsye nuk mund të komandohet një gjyqtar i thjeshtë për të zhvilluar proces në Gjykatën e Posaçme.

KLGJ në shkresën drejtuar Kuvendit, Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit të Ministrave, parashtron situatën në të cilën gjenden gjykatat e të gjitha shkallëve në vend.

Sipas KLGJ, numri i gjyqtarve në gjykatat e Apelit është ulur me 40 %, shifer kjo që do të vije duke u rritur për shkak të procesit të vetingut. Në këto kushte, Këshilli i Lartë Gjyqësor thotë se është urgjente që të bëhen ndryshime ligjore në ligjin e vitit 2016 për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, në mënyrë që të mundësohet lejimi i gjyqtarëve të thjeshtë për të shqyrtuar procese në gjykatat e posacme në raste të nevojshme.

Sipas KLGJ, nëse nuk merren masa të mënjehrshme, ngërci në gjykata do të vijë duke u thelluar. Shkarkimi i një numri të madh gjyqtarësh dhe prokurorësh nga “Vetingu” ka futur në kolaps gjykatat dhe prokuroritë e vendit.

Nga kjo situatë pritet të përfitojnë edhe të dënuar që janë në prag të lirimit të cilët nuk munde të mbahen më në qeli përtej afateve të burgimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!