Çështja “Rusiagate”, bashkëpunëtori i Trump u takua me Assange

schedule11:46 - 3 Prill, 2018

schedule 11:46 - 3 Prill, 2018

Wall Street Journal ka publikuar lajmin rreth takimit të ish-këshilltarit të presidentit amerikan Donald Trump me themeluesin e Uikiliks, në Gusht të 2016-s, para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në atë periudhë Uikiliks publikoi me mijëra dokumente që dëmtuan Hillary Klinton.

Prokurori special, që drejton hetimet mbi “Russiagate” po heton deklaratat e bëra nga një ish këshilltar dhe menaxher i fushatës elektorale të Donald Trump, Roger Stone, i cili pohon se është takuar për një darkë në Gusht të 2016-s me themeluesin e Uikiliks Julian Assange. Lajmi raportohet nga Wall Street Journal, duke kujtuar se në 2016-n, Uikiliks publikoi me mijëra dokumente që dëmtuan Hillari Klinton.

Wall Street Journal shpjegon se çdo gjë lind nga një e-mail që një tjetër ish-këshilltar i fushatës së Trump, Sem Nunberg, ka marrë në 4 Gusht të 2016-s nga Stone, i cili i tregonte për darkën me Assange.

Gjatë kësaj kohe, Stone është lidhur shumë erë me emrin e Assange, por takimi i mundshëm me liderin e Uikiliks nuk u konfirmua asnjëherë. Disa javë para se të publikoheshin e-mailet e vjedhura nga Xhon Podesta, ish-menaxher i Hillary Clinton, Stone shkruante në Twitter: “Shumë shpejt Podesta do të jetë në qendër të vëmendjes”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!