“Çështja” mbi Griezmann, Barcelona dhe Atletico gjithmonë e më afër marrëveshjes

schedule14:45 - 5 Tetor, 2022

schedule 14:45 - 5 Tetor, 2022

Atletico Madrid dhe Barcelona vazhdojnë të avancojnë në dialogun e tyre për të zhbllokuar çështjen e Antoni Griezmann. Nuk është e mbyllur por do të bëhet brenda disa ditësh. Atletico do të paguajë rreth 20 milionë euro.

Atletico Madrid dhe Barcelona vazhdojnë negociatat për të arritur një marrëveshje për “çështjen” me Antonio Griezmann. Të dyja klubet prej disa kohësh po përpiqen të gjejnë një zgjidhje për të zhbllokuar situatën.

Për momentin nuk ka ende asgjë të mbyllur, megjithëse ka shumë gjasa që një marrëveshje të arrihet gjatë kësaj jave. Bisedimet mes palëve janë pozitive dhe skuadrat janë të interesuara të arrijnë një marrëveshje, e cila siç raportohet është çështje ditësh.

Atletico do të paguajë rreth 20 milionë euro për të marrë shërbimet e futbollistit francez, i cili startoi në ndeshjen kundër Bruges.

Është gjysma e 40 milionëve që klubi “Rojiblanco” duhej t’i paguante Barçës, një shifër e konsideruar e lartë. Griezmann është 31 vjeç dhe nga entiteti Metropolitane kuptojnë se 40 milionët nuk përshtaten me merkaton.

Griezmann e ka nisur sezonin në një nivel të mirë dhe po merr gjithnjë e më shumë minuta. Nëse marrëveshja mbyllet përfundimisht, Simeone do ta përdorë sulmuesin francez edhe nga minuta e parë. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!