Çështja “Kaçe”, Partizani e dërgon mesfushorin të stërvitet me skuadrën U-21

schedule10:38 - 12 Janar, 2022

schedule 10:38 - 12 Janar, 2022

Ditët e fundit, lojtari i kombëtares shqiptare, Ergys Kaçe është kthyer në “çështje”.

Siç duket 28-vjeçari nuk është më në planet e skuadrës së kuqe, dhe arsye mendohet të jetë forma e dobët e treguar nga mesfushori me skuadrën e Partizanit.

Për paraqitjen e Kaçes, drejtuesit kanë marrë masa duke e dërguar mesfushorin e kombëtares të stërvitet me skuadrën e U-21. Një metodë kjo që po përdor Partizani për të larguar lojtarët që janë jashtë planeve të skuadrës.

Partizani tentohet ta largojë lojtarin pa i dhënë  të plota as pagat deri në dhjetor. Mesfushori nga ana tjetër nuk tërhiqet dhe ka kërkesa të tjera, teksa kërkon që të paktën nga ana financiare të dalë “top”, nga aventura e tij në Abissnet Superiore. /f.a/abcnews.al